Zyrat e institucioneve rajonale në Kukës janë thyer gjatë natës së 18 nëntorit në rrethana ende të pashpjegueshme. Nga të dhënat rezulton se janë dëmtuar dyer e orendi të tjera të 4 zyrave .
Sipas policisë janë vjedhur me thyerje 2 laptop dhe 1 telefon celularë. Fatmrëshisht keqëbërsit nuk vjedhur apo dëmtuar kompjuterat në të cilën ruhen dokumentat zyrtare të katër zyrave, IKMT, Shërbimit të Provës, Entit Kombetar i Banesave dhe Agjensisë së Pronave Publike.
Nuk dihen arsyet e dhunimit të zyrave. Një nga dyshimet që ngre policia është për akt vandalizmi. Policia njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.
Zyrat e 4 institucioneve të thyera ndodhen në një ndërtese e cila nuk është aspak e sigurt dhe më e keqja hyrja e saj nuk ka derë. Në ndërtesën katër katërshe janë edhe disa institucione të tjera të rëndësishme të cilat nuk kanë asnjë parameter të sigurisë me dyer të vjetra e të amortizuara./Faxweb.al