Pas sulmit me bombë ndodhur në Kabul të Afganistanit, teksa kremtohej ditëlindja e Profetit Muhamed,nga ku mbetën të vdekur 55 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, ka dalë videoja nga momenti i shpërthimit.
Daily Mail ka publikuar një video nga ky moment, ndërsa shpërthimi është regjistruar nga një prej të pranishëmve ë po regjistronte me telefonin e tij aktivitetin.
Nga ky sulm kanë mbetur të paktën 94 persona të plagosur, prej të cilëve 20 persona janë në gjendje të rëndë.
“Viktimat e sulmit, për fat të keq janë të gjithë studiues fetarë që u mblodhën për të përkujtuar ditëlindjen e Profetit Muhamed”, tha Basir Mujahid, zëdhënës i shefit të policisë së Kabulit.
Video:
(B.B/ Faxweb.al)