Protesta e banorëve të Unazës së Re ditën e sotme degjeneroi në dhunë ku u lënduan disa qytetarë por edhe policë.
Situata u tensionua gjatë kohës që në Kuvend fliste kryeministri Rama i cili përveç se bëri të ditur se ata që ‘s’kanë letra’ nuk do merrnin asgjë, i quajti banorët e Unazës së Re “zaptues profesionistë”.
Gjatë përplasjes të banorëve me policinë, veç të tjerëve u plagos në dorë nga një kapsoll edhe një police 24-vjeçare, Ina Nuka.
Fillimisht u raportua se ajo kishte humbur dy gishta, media të tjera e thonin 4. Por ish-kryeministri Berisha ka publikuar foton e 24-vjeçares nga spitali, ku siç shihet ajo nuk ka humbur asnjë nga gishtat e saj.
“Te dashur miq, kjo eshte ndrikulla per te cilen mashtruan si derra nga Edvin Kristaq Urrejtja tek Sander Vasali dhe Geron Veliu. Siç shihni nga foto ajo ka nje demtim te nje gishti ndaj dhe nuk eshte fashuar as pellemba dhe as gishtrinje te tjere”, shkruan Berisha.
Postimi i Berishës
Ndrikull, ruaj gishtat se ti vjedhin hajnat!
Te dashur miq, kjo eshte ndrikulla per te cilen mashtruan si derra nga Edvin Kristaq Urrejtja tek Sander Vasali dhe Geron Veliu. Siç shihni nga foto ajo ka nje demtim te nje gishti ndaj dhe nuk eshte fashuar as pellemba dhe as gishtrinje te tjere.
Duke i thene te shkuara, le te keshillojme ndrikullen me uniforme te ruaj gishtrinjte sepse meqe nuk i ka humbur do ja vjedhin hajnat per hir te vijes se kuqe!
ps: Vendosja e policeve ne rreshtin e pare perballe demostruesve eshte model i Gedafit. sb
(B.H/Faxweb)