Banorët e zonës së “Astirit” vijojnë të mbajnë të bllokuar rrugën në shenjë proteste kudnër prishjes së banesave dhe bizneseve të tyre të prekura nga projekti i “Unazës së Madhe”.
Ata shprehen të vendosur se do të vijojnë të qëndrojnë në rrugë deri në lirimin e protestuesve të ndaluar pas protestës para Kuvendit, mes të cilëve është edhe një 17-vjeçar.
Në një prononcim për Fax News, nëna e 17-vjeçarit P.A. i cili shprehet: “Më është arrestuar djali, ai po protestonte për shtëpinë e tij.
Unë do të bëj vetëgjyqësi nëse ata nuk e arrestojnë. Arrestimi i tij dhe të tjerëve është politik, por ai nuk doli për politikë por për shtëpinë e tij.
Ne nuk kemi dhunuar askënd, pëkundrazi ne jemi dhunuar dhe po dhunohemi edhe tani. Ne do të qëndrojmë deri në pikën e fundit, ata duhet të lirojnë fëmijët tanë. Jemi këtu jo për çështje partie por për të drejtën tonë”.
Më tej për Fax News foli edhe një nga protestueset e plagosura gjatë përplasjes me policinë para Kuvendit, e cila shprehet se është bashkuar protestës vetëm për t’i thënë popullit që sot jam më e fortë se kurrë.
“Jam shumë pa qejf, por jam ngritur vetëm për t’i thënë popullit që sot jam më e fortë se kurrë.
Më erdhi kryeministri në spital, më tha nuk kam ardhë për ty. Unë i thashë, e kam për turp të vish ti të më vizitosh”, – tha protestuesja.
(B.B/ Faxweb.al)