Është larguar nga Spitali i Traumës efektivja e policisë, Ina Nuku, e cila do të ushëtojë drejt Turqisë ku do t’i nënshtrohet një operacioni.
Ina Nuku është shoqëruar në autoambulancë vetëm nga mjekët specialistë.
Kujtojmë se Ina Nuku, efektive e njësisë “Shqiponja” mbeti e plagosur gjatë protestës së banorëve të “Astirit” para Kuvendit të Shqipërisë, të cilët kundërshtojnë prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre pa u dëmshpërblyer në vlerë 100%. Proteste para Kuvendit eskaloi në përdorim të dhunës e për pasojë mbetën të plagosur disa efektivë e disa protestues.
Mes të plagosurve ishte edhe Ina Nuku, e cila ka humbur një gisht nga plasaja e një kapsolli.
(B.B/ Faxweb.al)