Videoja e mëposhtme është bërë virale në internet, pasi në të shihet reagimi mjaft prekës i një të burgosuri që u shpall i pafajshëm pasi kishte kaluar padrejtësisht 25 vite të jetës së tij pas hekurave.
Daniel Villegas u shpall i pafajshëm më 6 tetor të këtij viti .
Ai nuki i mbante dot lotët teksa priste verdiktin që gjykata do të jepte ndaj tij.
Për të ardhur deri tek kjo ditë, Danielit i ishte dashur të kalonte përmes një sage 25-vjeçare e cila përfshinte tri gjykime dhe shumë më tepër apele.
Juria që shqyrtoi rastin e tij përbëhej nga shtatë gra dhe pesë burra dhe procesi i gjykimit zgjati rreth nëntë orë deri në arritjen e marrjes së vendimit të tyre mbi fatin e të dënuarit.
Avokati i tij, Joe Spencer u shpreh se: “ishte mirënjohës për Danielin dhe familjen e tij. Unë – tha ai – nuk mund as ta imagjinoj se çfarë kanë hequr ai dhe familja e tij gjatë gjithë këtyre viteve.”
Villegas qante ndërkohë që priste njoftimin dhe më pas u rrëzua në gjunjë kur më në fund u shpall i pafajshëm.
Familja dhe mbështetësit e tij, të cilët mbushën sallën e gjyqit, e shoqëruan shpalljen e vendimit me duartrokitje. Daniel Villegas akuzohej për një vrasje të dyfishtë. Në videon e mëposhtme shihet edhe reagimi i tij dhe i pjesmarrësve të tjerë në sallën e gjyqit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)