Me anë të një reagimi në rrjetin e tij social facebook, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar një video ku në fushatën e 2013 Edi Rama ju kërkoi votën banorëve të Unazës së Re.
Në videon e postuar nga Basha, kryeministri ju premton banorëve se “shtëpitë e ndërtuara pa leje nuk do të prishen edhe sikur Enver Hoxha të ngjallet”. Por sot, thekson shefi i opozitës Basha, “për të siguruar vjedhjen 40 milion euro, Edi Rama, mohon dhe vetveten”.
Në postimin e tij, Basha sjell me video mohimin që i bëri Rama premtimit të tij elektoral vetem dy dite me parë.
Prej tre javësh banorët e Unazës së Re, protestojnë kundër prishjes së shtëpive të tyre nga një projekt i pakonsultuar dhe pa transparencë në të cilin do të hidhen 40 milion euro për 2 km rrugë.
Më poshtë video-postimi i plotë:
(F.GJ/FAXWEB.AL)