Burime kofidenciale për Fax News brenda selisë së Partisë Demokratike në Kukës, zbulojnë dy kandidatët që do jenë në garë për kreun e PD-së, dega Kukës.
Mësohet se bëhet fjalë për kryetarin aktual të kësaj force, Arif Rexhmati dhe nënkryetarin e Bashkisë Kukës, Albert Omuri. Zgjedhjet mendohen të mbahen me datën 2 dhjetor ditën e dielë, ndërsa në qytetin e Hasit u zgjodh kryetar Miftar Dauti dhe në Tropojë Xhevdet Hoxha .
(J.D/Faxweb.al)