Karabinierët e Ragusës gjatë kontrolleve kundër lëndëve narkotike kanë arrestuar në kushtet e flagrancës dy shqiptarë.
Mësohet se, patrullat e policisë po zhvillonin kontrolle mbrëmjen e së dielës dhe vëzhguan disa lëvizje të dyshimta madje edhe në zona të papritura. Pas inspektimit të kryer në afërsi të parkingut të qendrës tregtare “Farms”, u vu re një makinë e dyshimtë, me të cilën drejtuesi u përpoq të arratisej nga karabinierët.
Pas kësaj, policia nisi kontrollet, u identifikuan dy shqiptarët përkatësisht 26 dhe 21 vjeç. Ky i fundi, u soll në mënyrë të shqetësuar gjë që ka shtyrë policinë që ta kontrollojë. Policia i ka gjetur atij 4 gram kokainë.
Pas kësaj, Policia vendosi të shtrijë kontrollin në shtëpitë e tyre ku ka gjetur në banesën e më të riut, edhe 2 gram kokainë e fshehur brenda një dysheku, ndërsa në banesën e 26 vjeçarit në një vazo lulesh ka gjetur një kavanoz që përmbante 17 gram kokainë.
Të dy shqiptarët janë lënë në arrest shtëpie deri në përfundimtar nga gjykata.
(B.B/ Faxweb.al)