Kryeministri Edi Rama i ftuar në Klan Kosova ka komentuar edhe frazën ”Ëhat the Fuck” , e përdorur sot gjatë takimit zyrtar me qeverinë e Kosovës. Rama tha se përdori “What the fuck’ për të shpjeguar absurditetin që po luan Serbia me Kosovën.
“Doli aty për aty, natyrshëm dhe besoj se e përvijon më së miri në mënyrën më sintetike gjithë frustrimin e një situate që gjendet procesi tërësor në të gjitha planet, procesi i integrimit të mëtejshëm të Kosovës, të rajonit, procesi i ndërveprimit rajonal dhe procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Rama në emision.
“Ministri i Punës dhe mirëqenies sociale të Kosovës më tregonte mbrëmë se si në Beograd deri në dy të natës me anë të të dërguarve të Evropës i kërkonin të hiqej fjala Republika e Kosovës nga fjalimi që do mbante të nesërmen në një mbledhje të përbashkët, ku edhe Kosova ishte e pranishme. Ëhat the Fu*k do thuhej në gjuhën e Parlamentit Evropian,” u shpreh Rama sot teksa zbuloi bisedën me ministrin kosovar.