22:33 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kosova tokë serbe? Deklarata e fortë e Vuçiç: Nuk përputhet me të vërtetën, kemi bërë gabime dramatike

08:40 | 27/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbledhja e dy qeverive, Vuçiç: Kulmi i hipokrizisë, Kosova neve na vendos taksa, me Shqipërinë po hiqen kufijtë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se, ndonëse njerëzit mendojnë se Kosova ka qenë serbe me shkuj të tërë, nuk është e vërtetë.

Në një intervistë për televizionin publik serb, Vuçiçi tha se Serbia gjithmonë ka luftuar për Kosovën dhe gjithmonë ka humbur.

“Njerëzit mendojnë se Kosova është e jona nga kohërat e lashta, por kjo nuk përputhet me të vërtetën. Kemi pasur probleme, gjithmonë kemi luftuar për atë hapësirë dhe gjithmonë kemi humbur. Sipas regjistrimit të popullsisë më 1991 kemi pasur vetëm 17 për qind të popullsisë tonë në Kosovë e Metohi, nga viti 1981 kemi qenë të rrezikuar. Para kësaj periudhe, numri [i serbëve] është rritur nga viti 1955, por më pas nisën presionet nga migrimi shqiptar. Ata ishin shumë të disiplinuar dhe dhanë gjithçka për të vetin, shtetin e tyre shqiptar, e ne kemi qenë plotë kompromise, madje e kemi lëshuar edhe vendin. Të gjithë dëshironin të çlironin atë të veten edhe pse ajo ka qenë serbe. Kemi bërë gabime dramatike, nga të 90-at e tutje jo aq të dukshme, por në kuptimin e zhvillimit ekonomik kanë qenë të këqija”, ka thënë Vuçiqi duke folur për politikën serbe ndaj Kosovës, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se në njërën anë sheh se serbët nuk dëshirojnë zgjidhje të problemit të Kosovës, e në anën tjetër nuk e dimë se me çka përballemi.

Ai ka thënë se sipas statistikave dhe hetimeve të cilat i ka parë, shumica e popullit të Serbisë dëshiron të mbetet njëfarë statusi neutral, por ka bërë me dije se kjo nuk është e mundur.

Sipas fjalëve të Vuçiçit, shqiptarët janë të gatshëm të përmbyllin shtetësinë e Kosovës me çdo çmim.

“Por, a jemi edhe ne? Ju pyes se çfarë do të bëjmë nëse do të vinte deri tek ndonjë përleshje? Për këtë arsye vazhdimisht ju kam folur se duhet të gjejmë një zgjidhje kompromisi”, shtoi Vuçiçi, duke kujtuar se ka pasur “luftë me tërë botën dhe me shqiptarët”.

Kreu i shtetit serb ka thënë se Serbia do të ketë probleme edhe më të mëdha se çështja e Kosovës.

“Ne s’kemi dashur të kuptojmë situatën tonë. Gjendja ekonomike është pak më e mirë, e ne mendojmë se mund të bëjmë edhe ato që s’mund t’i bëjmë”, tha Vuçiçi.

Presidenti serb tha të ketë biseduar me zyrtarë të BE-së të cilët i kanë thënë se të gjithë së bashku duhet të bisedojnë, por ka thënë se nuk do të pranojë presione e shantazhe.

“Kanë disa ide për disa kompromise, por asnjë se si t’i qetësojnë shqiptarët. Janë përplot ide, por unë më s’jam i gatshëm t’i dëgjoj. Nuk më intereson fare çmimi. Amerika për shqiptarët është edhe nënë edhe baba, e të tjerët halla e teze”, tha Vuçiçi, transmeton Koha.net.

Ai foli edhe vrasjen e politikanit serb në veri të Kosovës, Oliver Ivanoviç, duke thënë se Milan Radojiçiç, i cili u mor në pyetje sot nga organet shtetërore serbe, nuk është fajtor, ndonëse “ai është akuzuar nga të gjithë politikat e mediat, e disa edhe kanë konstatuar se ai është ‘vrasësi i sigurt’”.

Vuçiçi tha se Serbia ka shumë informata për vrasjen e Ivanoviqit, edhe pse ka heshtur. (B.H/Faxweb)

 

 

Etiketa: aleksander vucickosova
Pas

”Kishte mbledhur vajzat e administratës për t’i bërë shoqëri rrugës”, deputeti tregon detajet nga vizita e Ramës në Pejë

Para

”Kam menduar për një fëmijë të dytë”, Hygerta Sako flet hapur për sfidat e të qenit e divorcuar

Para
Është ikonë e ekranit, Hygerta Sako çudit me komentin për prezantuesen: Nuk më pëlqen!

''Kam menduar për një fëmijë të dytë", Hygerta Sako flet hapur për sfidat e të qenit e divorcuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.