Deklaratat e bëra dje në mbledhjen e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë duket se kanë sjellë problemet e para për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt BE-së.
Ka qenë eurodeputeti qipriot Takis Hadjigeorgiou, ai që ka kërkuar llogari lidhur me deklaratat e Ramës për vitin 2025. Ai ka lexuar fjalën e Ramës përpara deputetëve të tjerë, duke thënë se deklarata të tilla janë të papranueshme, dhe se Rama ka kërkuar bashkimin mes dy shteteve.
Ndërkohë që kreu i grupit në PS Taulant Balla është përgjigjur se askush nuk duhet të frikësohet nga bashkëpunimi mes shqiptarëve në dy vendet.
“Ne besojmë se 2025 është momenti anëtaresimit te vendeve te Ballkanit perëndimor në Bashkimin Europian. Mos kini frike nga bashkepunimi mes shqiptareve. Jemi faktor i rendesishem stabiliteti dhe paqeje ne Ballkan. Jemi krenar qe jemi kombi me proeuropian ne Rajon, ne Shqiperi mbeshtetja per anetaresim ne BE eshte mbi 90%. Zhvillojme me te gjithe fqinjet marredhenie shume te mira, perfshire Serbine”, tha Balla.
Ai sqaroi edhe deklaratat për qëndrim me dy fytyra të Serbisë.
“Se pari Serbia duhet te clirohet nga komplekset e vjetra ballkanike dhe duhet te pranoje realitetin e ri te pakthyeshem dhe njohe pavaresine e Kosoves. Eshte qendrim me dy fytyra qe nga njera ane behen bisedime, nga ana tjeter Serbia lobon kunder anetaresimit ne organizata nderkombetare sic ndodhi me Interpol. Anetaresimi i Kosoves ne Interpol i ben mire luftes se perbashket kunder krimit. Nuk e di se pse nje eurodeputete qipriote (Eleni Theocharous) duhet te marre pjese ne ceremonine e varrimit te nje personi qe qelloi mbi policine. Kudo ne Europe te qellosh mbi policine eshte akt terrorist. Eshte e papranueshme per normat dhe vlerat e ketij Parlamenti qendrime dhe deklarata te tilla”, përfundoi Balla.
(E.K/FAXWEB.AL)