Katër kryetarët serbë të komunave në Mitrovicën e Veriut kanë dhënë dorëheqje ditën e sotme pasi nuk pajtohen me vendimin e Kosovës për vendosjen e taksës 100% për produktet serbe.
Kjo dorëhrqje vjen vetëm 1 ditë pas vizitës së kryeministrit Rama në Kosovë i cili vendosjen e kësaj takse e quajti një reagim politik ndaj Serbisë.
Për këtë situatë ka folur edhe kryetari i Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri. Në 50 vjetorin e demonstratave të 68-ës në Mitrovicë, Bahtiri pati edhe një kërkesë nga ndërkombëtarët.
“Kërkoi që t’u tregohet ndërkombëtarëve se këtu është tokë Dardane, është plisi dem baba dem”, ka thënë Bahtiri.
Tutje Bahtiri ka deklaruar se situata në veri pritet të ketë telashe.
“Unë po ju garantoj që do të jemi të fuqishëm, situata në veri pritet me pas telashe prej sotit por do të jemi të fuqishëm që çdo pjesë ta ruajmë” tha Bahtiri.
Bahtiri poashtu çmoi lartë veprimtarinë e protestuesve të asaj kohe. Sipas të pranishmëve demonstrata është një kujtim, përpjekje për liri, demokraci dhe bashkim kombëtar.
Organizmi u bë për të nderuar pjesëmarrësit në kohët e vështirë për t’i treguar brezave të rinj rrugët e vështira që ka kaluar shteti i Kosovës. (B.H/Faxweb)