Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj duket se vazhdon me serinë e tij të ‘propagandës’, duke u munduar që të përçajë banorët e Astirit që kanë më shumë se 24 ditë që protestojnë kundër prishjes së shtëpive të tyre.
Ai ka organizuar sot një takim në ambientet e Bashkisë me disa qytetarë, të cilër pretendon se janë banorët e Astirit që po i hapin rrugë ndërtimit të rrugës.
Nga një komunikim që Faxweb.al ka pasur me banorë të zonës së Astirit dhe njëherësh protestues, ata kanë sqaruar se asnjë prej tyre nuk është sot i pranishëm në takimin me Veliajn.
Banorët sqarojnë se kreu i bashkisë ka anuluar një takim që kishte planifikuar në zonën e Shqiponjës, për shkak se kishte frikë se do të merrnin pjesë dhe protestues të Astirit.
“Ky është mashtrimi i rradheës që Veliaj mundohet të bëj për të përçarë protestën e banorëve të Unazës së Re. Në këtë takim që ky sy shëmti po zhvillon, nuk ka asnjë banorë të Unazës së Re”, shkruan një prej banorëve në redaksinë tonë.
Mbrëmjen e djeshme Veliaj nxori në Facebook prishjen e dy banesave, duke pretenduar se ato i përkisnin zonës së Astirit po në të vërtetë godinat ishin në zonën e ish-AMC-së në Laprakë.
“Pergenjeshtrojme lajmin qe Erion Veliaj po trasmeton live nga Bashkia e Tiranes, me banoret e Astirit sepse banoret kane qe ne oren 9 te mengjesit qe po protestojne ne rruge per mos prishjen e banesave te tyre dhe ky eshte nje mashtrim i rradhes i Kryebashkiakut… theksojme qe banoret e astirit jan akoma ne protest …”, shprehen më tej banorët në denoncimin e tyre.
(E.K/FAXWEB.Al)