17:33 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Deklaratat në Kosovë, Rama: I bëra për të tërhequr vëmendjen, ja kur e mbështes “Korrigjimin e kufijve”

16:03 | 27/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pyetja e gazetarit kosovar nervozon Ramën: Ku e dëgjove ti? Jam këtu unë, po s’besove hajde të më prekësh…

Serbia e quajti sërish provokim fjalimin e Kryeministrit Rama në mbledhjen e dy qeverive në Pejë. Kreu i qeverisë shqiptare e kishte paralajmëruar reagimin, por duket indiferent për çfarë shkaktuan deklaratat e tij në Beograd apo Bruksel.

Në një intervistë për Tv Klan ai pranon se qëllimi i kritikave të forta ishte pikërisht tërheqja e vëmendjes për indiferencën që po tregon Bashkimi Europian ndaj Kosovës dhe favorizimin që po i bëhet Serbisë në procesin e dialogut.

“Unë fola sinqerisht dhe isha i drejtpërdrejtë. Mirëpres çdo reagim, kjo është jeta demokratike. Fjalimi synonte të tërhiqte vëmendjen. Serbët duhet të pranojnë të jetojnë në paqe”.

Nuk e ka kompleks aspak të pranojë se Vuçiçin e ka mik, por thotë se kjo miqësi nuk ndikohet nga e vërteta e secilit prej tyre.

“Miqësia është vlefshme, por të vërtetat janë të vërteta. I besoj më shumë asaj preshjes, ‘e dua Platonin por më shumë dua të vërtetën

Të vërtetën e vë edhe në mes si vijë distancimi mes Haradinajt dhe Thaçit kur pyetet se qëndrimin e kujt prej tyre mbështet në lidhje me korrigjimin e kufijve.

“S’jam në një mendje as me Haradinaj as me Thaçin në kuptimin e ndarjes së mendjes. Korrigjim kufijsh për çfarë? Nëse flitet për korrigjim për t’u çliruar nga mekanizmat e brendshme që Serbia i ka imponuar jetës demokratike të Kosovës, normalizimit dhe bashkimit të shqiptarëve është e mirëserardhur. Por nëse flitet për ndryshim për një njohje të kushtëzuar me gjithë këto mekanizma në emër të garantimit të minoriteteve jam kundra”.

Kryeministri është i bindur se po humbet kohë në një rreth vicioz me hile ballkanike kur në të vërtetë sipas tij Serbia duhet të kuptojë potencialin që ka për të bashkëpunuar me Kosovën si një partner strategjik. Dhe si model për të ndjekur ai risjell në vëmendje edhe njëherë, Francën dhe Gjermaninë e pas Luftës së Dytë Botërore.

Tv Klan

 

Etiketa: korrigjimi i kufijvekosovarama
Pas

Njihuni me shenjat e horoskopit të lindur për sukses

Para

Protestuan kundër Ramës, policia procedon penalisht kryetarin e PD-së në Kukës dhe 19 persona të tjerë

Para
“Të pritën siç e meritoje o Edvin. Prit se do ta marrësh përgjigjen njëherë e mirë”

Protestuan kundër Ramës, policia procedon penalisht kryetarin e PD-së në Kukës dhe 19 persona të tjerë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Londra i shpall luftë obezitetit: Gjoba supermarketeve që shesin shumë pak ushqime të shëndetshme

Pas murtajës së bagëtive shfaqet edhe sëmundja e Brucelozës/ Izolohen dy familje në Dibër

Zbulohet data, kur hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë e Italisë

Zjarri në tregun e Durrësit, Policia: Dyshohet se u shkaktua nga një shkëndijë elektrike

Rritet numri i gazetarëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Zgjaten 6 muaj sanksionet e BE ndaj Rusisë! Trump:Çmimi i lirë i naftës do i dobësojë

Trump kërcënon Harvardin për diskriminim ndaj hebrenjve dhe izraelitëve

22 qytete nën sulm rus për një javë, pesë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Irani zotohet të vazhdojë pasurimin e uraniumit

Kapet me 5 kg kokainë të mbështjellë me foton e Al Pacino-s nga filmi “Scarface”, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.