Është liruar nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër bizmesmeni shkodran Lulzim Kulla. Ai u arrestua në pikën e kalimit kufitar në 24 Korrik të këtij viti për shkak se ishte duke udhëtuar me mjet identifikimi të falsifikuar.
Lajmi për lirimin konfirmohet edhe nga avokati Detar Hysi, pasi sipas tij nuk provohet fajësia. Kujtojmë se në fillim të këtij viti, Kulla i shpëtoi një atentati me tritol në lagjen Rus, ku mbetën të plagosur gjithsej 8 persona.
Pas atentatit të tij të ndodhur në muajin Janar, në Shkodër kanë ndodhur një seri vrasjesh mafioze, që dyshohet të kenë ndodhur për shkak të përplasjes mes bandave rivale.
Kulla konsiderohet si kreu i një grupi kriminal, që prej vitesh nënshtron tregtarët në Shkodër duke u vendosur “tarifë” të përmuajshme për garantimin e objekteve tregtare.
Historia e vendosjes së gjobave për tregtarët në lagjen “Rus” dhe në zonat përreth daton që prej vitit 1997. Përmes presionit dhe terrorit, tregtarët detyrohen t’u paguajnë një shumë që shkon deri në 50 mijë lekë të vjetra në muaj grupit të të fortëve, në mënyrë që të mos kenë probleme.
(E.K/Faxweb.al)