Dita e flamurit, dita e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 është festuar sot në të gjithë vendin.
Presidenti Meta dhe kryeministri Rama ishin së bashku në Vlorë gjatë ceremonisë të shoqëruar edhe nga kryetari I Kuvendit Gramoz Ruçi dhe nga kryebashkiaku I Vlorës Dritan Leli. Autoritetet e larta shtetërore kanë zhvilluar homazhe te “Ushtari i panjohur” në Vlorë.
Pjesë e homazheve ka qenë edhe zv/kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli.
Nga ana tjetër opozita nuk ka udhëtuar në qytetin e Pavarësisë, por ka festuar e vetme në Tiranë. Kryetari i PD, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Bujar Nishani si dhe deputetë e mbështetës të opozitës, kanë zhvilluar homazhe te “Varrezat e Dëshmorëve” në kryeqytet. Ndasitë e thelluara politike mes maxhorancës dhe opozitës janë reflektuar edhe te festa kombëtare.
Ndërkohë në kryeqytetin shqiptarë, në Tiranë, kjo festë u shfaq me dy “fytyra” nga njëra anë ata që festonin por nga ana tjetër ishin edhe banorët e Astirit që dita e flamurit i gjen duke prestuar prej gati 1 muaj me radhë në mbrojtje të shtëpive dhe bizneseve të tyre që preken nga projekti I Unazës së Madhe.
Festa e Pavarësisë është festuar edhe në qytetin e korcës. Përfaqësues nga pushteti lokal si dhe ministri i bujqësisë Niko Peleshi kanë marrë pjesë në ceremoninë e zhvilluar në pedonalen e qytetit. Ceremonia ka vijuar më pas në Katedralen”Ringjallja e Krishtit” në meshën e Flamurit.
Mitropoliti I Korçës, Imzot Johani, u ka bërë thirrje të rinjve shqiptarë që të mos e braktisin vendin.
Kryekleriku orthodoks I Korçës, gjeti rastin të bëjë apelin për këtë dukuri të dhimbshme në meshën e Flamurit, mbajtur në katedralen e qytetit për 106 vjetorin e shpalljes së Pavarsisë. ‘Kush nuk do vendin e tij, nuk do as Zotin’ u shpreh më tej në mesazhin e tij Imzot Johani. Mesha e Flamurit në Korçë, ka një traditë liturgjie të krijuar nga Fan Noli. Ajo është mbajtur së pari në kishën e Shën Gjergjit në Korçë.
Në Durrës, Dega e Partisë Demokratike ka kryer sot homazhe tek varrezat e dëshmorëve me rastin e 28 Nëntorit, ditës së flamurit. Me anë të një cermonie të thjeshtë, drejtues të Partisë Demokratike, deputetë të kësaj force politike, ku të pranishëm ishin edhe qytetarë durrsakë, vendosën kurora në varrezat e dëshmorëve në ditën e çlirimit. Nën kryetari i degës së PD-së në Durrës, Ardian Muka, duke uruar 28 Nëntorin, tha sot përkulemi me respekt dhe mirënjohje të thellë kombëtare para heronjve të lirisë dhe pavarësisë, të bindur se beteja për Shqipërinë demokratike dhe europiane është nderimi më i madh për sakrificat e tyre.
Ndërkohë në Berat drejtuesit vendorë u bashkuan për Pavarësinë, por u ndanë ndanë për datën e çlimimit vendorët në Berat
Ashtu siç dhe parashikohej edhe këtë nëntor drejtuesit e institucioneve vendore dhe strukturave të degëve të partive politike janë ndarë sot në qytetin muze të Beratit. Atmosfera e kësaj feste është ndiher prej ditësh në këtë qytet me zbukurimet kuq e zi, por drejtuesit e institucioneve vendore dhe politike janë ndarë me festimet e tyre për sa i përketë festës së Çlirimit. Që në orët e para të ditës së sotme të gjithë drejtuesit vendore, bashkisë, prefekturës, qarkut, por dhe institucioneve të tjera sëbashku me drejtuesit e forcave të ndryshme politike lokale kanë kryer homazhe në Lapidarin kushtuar firmëtarëve të aktitit të Pavarësisë.
Por, drejtuesit e degës së PD-së, kanë vijuar me festimet e tyre, duke nderuar po sot edhe të rënët e luftës.
Edhe në qytetin e Elbasanit është përkujtuar me një ceremoni të veçantë “Dita e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisę”.Të pranishëm së bashku me qindra qytetarë për të pęrkujtuar kętë ditë të shënuar në historinë e kombit shqiptar ishin edhe deputetet Evis Kushi, Arben Kamami, Edmond Haxhinasto,Elena Xhina si dhe prefekti i Elbasanit Maksim Malaj dhe Kryebashkiaku Qazim Sejdini.
Ceremonia e rastit u zhvillia para momentit të Aqif Pashë Elbasanit, i cili në 25 Nëntor 1912 ngriti Flamurin e Pavarësisë së Elbasanit dhe që ishte delegat i Kuvendit të Vlorës në 28 Nëntor 1912 dhe ministër i Brendshëm në Qeverinë e Ismail Qemalit.Duke përshęndetur të pranishmit në këtë ceremoni prefekti i Elbasanit, Maksim Malaj shprehu mirënjohjen e pakufijshme për të gjithë ata patriotë që kontribuan në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
Ndërkaq deputeti i LSI Edmond Haxhinasto gjatë një deklarate për mediat pas kësaj ceremonie deklaroi se shteti shqiptar është unik, por fatkeqësisht jemi të përçarë ende pas 106 viteve shtet i pavarur.Të gjithë duan të largohen nga këtu.Shifrat e të rinve të larguar janë të frikshme dhe fatkeqësisht të tilla janë edhe të atyre që duan të largohen.Kjo është e patolerueshme dhe përgjegjësi ka qeveveria .
Ceremoni e ngritjes së flamurit është zhvilluar edhe në Lezhë por edhe në Shkodër ku përfaqësues të pushtetit vendor kanë kremtuar ditën e flamurit. (B.H/Faxweb)