Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për vrasjen në Ish-Bllok. Burime për ‘Fax News’ bëjnë me dije se janë zbardhur detaje te komunikimit te Elvana Gjatës me grupin hetimor. Sipas burimeve Elvana Gjata ka statusin e dëshmitares dhe ndaj saj nuk ka masë sigurie.
Elvana Gjata 3 javë më parë i ka dërguar me postë prokurorisë një njoftim ku deklaron ” ndodhem jashtë vendit për arsye shëndetësore, jam njohur nga media se kerkoni deshminë time. Sapo te jem në Shqiperi do të paraqitem për të dhënë deklarimet e mia”. Sipas hetimeve te policisë dhe prokurorisë rezulton se këngëtarja s’ka qenë e pranishme në momentet e konfliktit në ish-bllok ku nga përplasja fizike dhe përdorimi i armëve mbeti një viktimë e dy të plagosur. (B.H/Faxweb)