Pas lajmeve se FSHF është në kërkim të një trajneri të ri për të zëvendësuar Panuccin, institucioni më i lartë i futbollit ka bërë një deklaratë zyrtare.
Institucioni i drejtuar nga Armand Duka garanton se është duke bashkëpunuar maksimalisht me trajnerin Kristian Panuçi dhe se të gjitha sa janë thënë në media janë spekulime.
“Nisur nga disa spekulime dhe lajme abuzive që kanë qarkulluar në disa media orët e fundit, Federata Shqiptare e Futbollin dëshiron t’iu informojë se nuk është aspak e vërtetë që jemi në kërkim të një trajneri të ri për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit.
FSHF është duke punuar dhe bashkëpunuar maksimalisht me trajnerin Panuçi për të arritur rezultate sa më të larta në kualifikueset për Kampionatin Europian 2020”, thuhet në reagimin e FSHF-së.
(E.K/FAXWEB.AL)