Ish-kryeministri Sali Berisha, është takuar sot me ish-presidentin Kroat, Stipe Mesiç të cilin ai e quan një kroat të madh por edhe një shqiptar të madh.
Në daklaratën e tij për Fax News ai tha se diskutuan për situatën në rajon e veçanërisht për përpjekjet e Aleksandër Vuçiçit për krijimin e “Serbisë së Madhe”.
“Veprimet e argatëve të Beogradit në Prishtinë që kanë marrë në dorë flamujt e “Serbisë së Madhe” pavarësisht faktit se në Kosovë këto argatë nuk i mbështët askush tjetër përvec listës serbe, kaosi që shkaktojnë është jo i vogël”– tha Berisha.
Nga ana tjetër ai komentoi deklaratën Edi Ramës në Pejë kur ky i fundit tha se e ka mik Aleksandër Vuçiçin. Sipas Berishës kjo është e papranueshme ku vetëm pak kohë më parë kryeministri serb, nga veriu i Mitrovicës bëri deklarata të ngjashme me ato të Millosheviçit.
Nga ana e tij ish-presidenti Kroat, Stip Mesiç u shpreh se ishte njohur kohët e fundit mbi situatën që ka ngjallur ideja e shkëmbimit të territoreve.
“Kosova është shtet dhe është një shtet i pavarur. Asgjë nuk mund të ndodh që në Kosovë të plotësohen dëshirat e Millosheviçit ose të këtij të tashmit. 100 mijë të rënët në luftën e Kosovës janë pasojë e sjelljeve të Millosheviçit dhe do të ishte katastrofike që sot të bëhej e njëjta gjë, pra të vazhdohet të ndiqet politika e tij”, – mbylli fjalën e tij Mesiç.
Deklarata e përbashkët e Berishës dhe Mesiç:
(F.GJ/FAXWEB.AL)