Rihanna, këngëtarja e njohur e popit si duket ende nuk i ka dhënë fund lidhjes me miliarderin e Arabisë Saudite, Hassan Jameel. Të dy ata janë kapur mat duke shijuar një darkë në restorantin Girogio Baldi në qytetin e Santa Monicas. Një burim pranë Dailymail njoftoi se të dy ishin të rrethuar nga rojet e sigurisë dhe hynë nga dera e pasme e restorantit ku qëndruan për 3 orë.
Imazhet tregojnë Rihannën të veshur me një xhaketë të zezë. Por nuk është publikuar asnjë fotografi e 30-vjeçarit Hassan, prandaj ribashkimi i tyre mbetet spekulim.
Shkaku i ndarjes së tyre u komentua fakti që Rihanna donte pavarësi dhe kishte nevojë për hapësirën e saj.