Policia italiane ka bërë të mundur shkatërrrimin e një grupi kriminal, shumica e anëtarëve të të cilit ishin shqiptarë dhe pjesë e veprimtarisë së tyre ishte trafikimi i lëndëve narkotike në rajonin e Puglias.
Gjatë operacionit të përbashkët të trupave të antidrogës të koduar “Evelin”, i zhvilluar mëngjesin e ditës së sotme, kanë rënë në pranga 20 persona.
Ky operacion u ekzekutua në në provincat e Chietit, Genovas, Campobassos e Foggias.
Të arrestuarit akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje e pjesëmarrje në krim të organizuar.
Droga trafikohej nga Shqipëria, Hollanda e Sllovenia dhe baza territoriale e këtij grupi kriminal ishte komuna e Sal Salvos e Vasto.
Operacioni është ekzekutuar me urdhër të Prokurorisë së Aquilas e nën hetimin e Antimafias Italiane.
Policia italiane ka vënë nën hetim edhe 37 persona të tjerë ku ndër ta bëjnë pjesë shiqptarë, italianë dhe rumunë në banesat e të cilëve është ushtruar kontroll i imtësishëm.