Policia e Bolzano nëItali, ka arrestuar dy persona për trafik droge dhe armësh gjatë një kontrolli në traun e autostradës në Vipiteno, njoftojnë mediat italiane.
9 kg kokainë, 4 automatikë Skorpion dhe 4 pushkë gjysëm automatike, municione lufte: këto janë ato që gjeti policia të fshehur midis luleve dhe pemëve të krishtlindjeve, në një kamion shqiptar të nisur nga Holanda dhe që ishte drejtuar për në Shqipëri.
Të arrestuarit që ishin në bordhin e kamionit janë dy shqiptarë të moshës 40 dhe 54 vjeç, po emrat e tyre ende nuk bëhen të ditur.
Hetuesit kanë bindjen se droga ishte e destinuar për tregun italian.
Mbi 10 milionë euro llogariten të ardhurat e mundshme nga shitja me pakicë.
(E.K/FAXWEB.AL)