Autokolona e Putin ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, teksa dy limuzinat e blinduara “Aurus” u dërguan në Argjentinë për të shoqëruar presidentin.
Pothuajse të gjithë mediat lokale i cilësuan limuzinat si “bunker të vërtetë mbi rrota”.
Mjeti në fjalë është zhvilluar nga instituti NAMI i Rusisë, teksa normalisht është antiplumb dhe nuk dëmtohet nga eksplozivët.
Komoditeti brenda është zhvilluar sipas kërkesave të vetë presidentit Putin. Madje, Putin foli për makinën në fund të samitit G20.
Ai tha: “Është shumë e mirë dhe shumë e rehatshme. Është një makinë vërtet e mirë. Më pëlqen. Dhe nuk e them vetëm unë. Disa nga miqtë tanë arabë e pëlqejnë shumë dhe kanë thënë se duan ta blejnë këtë makinë për vete.”