Shqipëria do të përballet me atë që u quajt si grupi i ferrit në eleminatoret e Euro 2020, ku do të ketë përballë Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorën.
Pas përcaktimit nga shorti të të gjitha grupeve, tashmë janë publikuar edhe datat e ndeshjeve eliminatore, në grupet me 5 apo 6 skuadra, ndërsa mësohet se të gjitha ndeshjet do të kluhen brenda vitit të ardhshëm, duke bërë që fundi i tij të nxjerrë emrat e dy skuadrave më të mira në grupe që kalojnë në fazën tjetër.
DATAT
Ndeshja 1 21–23.03.2019
Ndeshja 2 24–26.03.2019
Ndeshja 3 7–8.06.2019
Ndeshja 4 10–11.06.2019
Ndeshja 5 5–7.09.2019
Ndeshja 6 8–10.09.2019
Ndeshja 7 10–12.10.2019
Ndeshja 8 13–15.10.2019
Ndeshja 9 14–16.11.2019
Ndeshja 10 17–19.11.2019
Shansi i fundit për t’u kualifikuar më pas do të jetë nëpërmjet play-off të turneut, që zhvillohet në marsin e vitit 2020 dhe ku marrin pjesë skuadrat fituese të grupeve përkatëse në Ligën e Kombeve, si Kosova e cila ka të garantuar që tani të paktën pjesëmarrjen në play-off.
Nga Liga e Kombeve:
Gjysmëfinale play-off 26–28.03.2020
Finale 29–31.03.2020
(B.B/ Faxweb.al)