Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas konferencës për shtyp të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili kundërshtoi projektbuxhetin e vitit 2019, i cili u miratua në mungesë të opozitës me vetëm votat e maxhorancës.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balla teks a ironizon Bashën, shprehet se halli i këtij të fundit është se ‘pallati i vjehrrit të tij nuk dëmshpërblehet.
“Lulzim nuk bëhet buxheti 7×7=42?.Buxheti mbeshtet qindra mijera familje qe jetojne me bujqesi,rrit pagat ne sektorin publik,konsolidon rritjen e ekonomike??,garanton investime ne infrastrukture ne cdo cep te Shqiperise.Halli i Lulit✌️:pallati i vjerrit nuk dëmshpërblehet?”, – shkruan Balla.
(B.B/ Faxweb.al)