17:38 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

TVSH për bujqësinë, flet Alban Zusi: Do sjellë katastrofë, ja si do e pësojë industria dhe fermeri shqiptar (VIDEO)

17:46 | 03/12/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
TVSH për bujqësinë, flet Alban Zusi: Do sjellë katastrofë, ja si do e pësojë industria dhe fermeri shqiptar (VIDEO)

Drejtori Ekzekutiv i ‘Albania Food Industry’ Alban Zusi në një intervistë për ‘Fax News’ dhënë gazetares Mirilda Tili e ka konsideruar një vendim mjaft të gabuar të qeverisë për TVSH-në për produktet bujqësore.

Sipas tij kjo do e çojë sektorin e bujqëisë në kolaps dhe nuk do të ndihmojë aspk fermerin shqiptar siç kërkohet, por do vendosë në vështirësi të jashtëzakonshme.

Zusi thotë se për sa kohë nuk ka ndryshuar TVSH-ja në shitjen finale, që është 14% vendosja e TVSH-së në masën 6% për prodhimet bujqësore do ta çojë në kolaps industrinë dhe fermerin shqiptar.

“Vendimarrja për të ulur në 6% TVSH-në e produkteve bujqësore, ndërkohë që TVSH-ja e shitjes së produkteve bujqësore dhe ushqipmore është 20% është një lajm shumë im keq dhe një kthim mbrapsht për ekonominë në përgjithësi. Kjo diferencë totalisht e pa përligjur sepse kur blihret produkti nga fermeri mund të autofaturohet me 6% dhe ti sapo e shet produktin duhet të paguash 20%, kjo diferencë prej 14% duhet ta paguajë ose tregtari ose industrialisti ka për tu kthyer në një boomerang sepse skenarët e mundshëm janë ose rritje e informalitetit, o rritje e çmimit për konsumatorin final, pra tregtarët do të përpiqen t’ja hedhin tregtarit fundor. 

Gjithmonë në ato raste edhe nëse e mban këtë rritje se kur produkti vendor konkurohet nga produkti I huaj, do të rrisim importet. Ose do kemi mostërheqje të prodhimit vendas nga industritë dhe nga rrjetet e formalizuara të marketeve, ose të tregtisë, por përsëri kemi një dëmtim të fermerit pasi do të shesë më pak se do ketë më pak kërkesë, dhe skenari Ii fundit është që të gjitha këto kosto do të shkarkohen mbi fermerin pasi industria ose tregtarët do ia blejnë produktin me një çmim 14% më të ulët nga sa ja kanë blerë sot. Pra në të gjitha rastet ne ballafaqohemi me një situatë totalish anormale, sepse kjo është anormale që produkti blihet me 6% dhe shitet me 20%, nuk ka asnjë lofjikë tregu as ekonomike.

Duket sikur një masë që po favorizon fshatarët,por është absurde absolutisht do i dëmtojë rëndë. Absolutisht ne jemi duke e ndërmarrë një masë që e dëmton fermerin në shumë drejtime, se thash që këtë kosto prej 14% nuk kanë për ta paguar tregtarë, këtë do ta paguajë fermeri, do ta paguajë fermeri pasi do imporohet, osë do e paguajë përmes rritjes së kostos, se industria do të rrisë çmimin dhe  ndodh që krijohet hapësirë për importet. Do ta paguajë fermeri se do dobësohet industria dhe ne duhet të kuptojmë se nëse dobësohet industria, dobësohet fermeri. 

Nëse ne këto industri, kompani i dëmtojmë me pretendimin se po ndihmojmë fermerin, kjo masë që është ndërmarrë nuk e bën këtë, është marrë pa u konsultuar, nuk mund të bëhet kjo vetëm me disa fermerë që u paska rënë shitja dhe nuk japin shkaqet për këtë. Kjo vendimarrje do vërë në vështirësi industritë përpunuese. Nëse industritë nuk kanë fuqi për të blerë, atëherë e paguan fermeri. Kjo masë nuk ka për ta ndihmuar fare fermerin. Nuk ka për të fituar as feremri, as industria, as ekonomia shqiptare, është një regres”, u shpreh ndër të tjera Alban Zusi për gazetaren e ‘Fax News’ Mirilda Tili.

Intervista e plotë:

(B.H/Faxweb)

Etiketa: 6Alban ZusiTVSh
Pas

FOTO/ Kush është qytetarja që ia prishi ditën Ramës

Para

Në ditën e 30-të të protestës, banorët e Unazës së Re nuk zmbrapsen: Nuk shemben shtëpitë tona

Para
Në ditën e 30-të të protestës, banorët e Unazës së Re nuk zmbrapsen: Nuk shemben shtëpitë tona

Në ditën e 30-të të protestës, banorët e Unazës së Re nuk zmbrapsen: Nuk shemben shtëpitë tona

Discussion about this post

 



Të Fundit

Avokati i Metës, Kujtim Cakrani: Është në paraburgim në shkelje të procedurës, hetimet nisën që në 2016, Meta u trajtua si nën regjimin Ayatollah-ut

Presidenti i Republikës së Italisë dekoron me titullin “Kalorës i Urdhrit të Yllit të Italisë”, Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale dhe Drejtorin e Drejtorisë së Antiterrorit

Presidenti Begaj në vizitë zyrtare në Kalabri për të forcuar lidhjet me komunitetet arbëreshe

BE ndan 17 milionë euro për të mbajtur infermierët brenda Unionit

Netanyahu: Me ndihmën e SHBA, fushata mund të rrëzojë regjimin iranian por nuk është aq e thjeshtë

70-vjeçari dyshohet se vdiq nga arresti kardiak në “Gropën e ujërave termale” në Peshkopi

Irani kërcënon me sulme të reja ndaj Izraelit: “Nuk kemi kufij në objektiva”

QKB u kujton bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare deri më 31 korrik

Belsh/Masat e marra për aktivitetin çiklistik “Kampionati Kombëtar i Rrugës 2025”

Rezultati i 11 majit në rishikim, PS dhe PD në rënie pas rinumërimit të 160 kutive

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.