Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është akuzuar sot nga “Lëvizja për Universitetin” për plagjiaturë në doktoraturën e saj.
Referuar denoncimit, ministrja e Shëndetësisë Manastirliu në punimin e saj të doktoraturës kishte kopjuar pjesë të tëra “copy paste” nga tema e masterit shkencor të Fanie Mnisi, nga Afrika e Jugut.
Por kush është Fanie Mnisi?
Gazetari Bledian Koka në një postim në ‘Facebook’ ka publikur foton e jug-afrikanit ku dhe ka ironizuar duke shkruar “Ndersa Fanie ne Afrike ka arritur ashtu sic mund ta shikoni edhe ne foto, Ogerta eshte ne dyzimin e madh te qendroje ministre e Shendetesie apo te marre drejtimin e Bashkise se Tiranes”.
Postimi i plotë:
Hakuna Matata…
Zoteria ne foton e pare eshte Fanie Mnisi, alias njeriu te cilit Ministrja e Shendetesise Ogerta Manastirliu i ka kopjuar temen e Doktoratures. Fanie e ka bere temen ne fjale si pjese e Masteri Shkencor, ndersa Ogerta Manastriliu e ka marre masterin e jug-afrikanit dhe e ka shit si Doktorature. Ndersa Fanie ne Afrike ka arritur ashtu sic mund ta shikoni edhe ne foto, Ogerta eshte ne dyzimin e madh te qendroje ministre e Shendetesie apo te marre drejtimin e Bashkise se Tiranes. Pra PS po synon nje permiresim te dukshem ne kandidatet per Tiranen, ku nga nje kandidat-kryetar qe nuk ka diplome fare, te pakten zonja Manastriliu e ka marre mundimin ta kopjoje nje dreq Masteri jug-afrikan e ta shese si Doktorature shqiptare.
p.s…Nese mendonim se Erioni eshte nje mashtrues i pakonkurueshem, te del Ogerta Manastrilu e te dhjet analizen…
(B.H/Faxweb)