Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka habitur mbrëmjen e sotme me deklaratën e saj, lidhur me kandidimin e Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës, të cilën e drejton prej 3 vitesh.
Ajo u shpreh se ka qenë Sorosi, ai që e ka kandidaur Veliaj për Bashkinë e Tiranës.
“Sorosi, Aleksandër Soros, ka qenë një ndër ndërhyrësit kryesor për kandidimin e Erion Veliajt.”, – tha Kryemadhi.
Në vijim Kryemadhi iu përgjigj pyetjes: “Si mund të vendosi ai, të imponojë Edi Ramën për Erion Veliajn? Pse qeverinë Shqiptare kush e drejton?”.
“Edi Rama është vegël e një mekanizmi, të një skeme ndërkombëtare të grabitjes dhe të destabilizimit shqiptar. Kështu që kjo është shumë e thjeshtë, ajo që më bën përshtypje është që unë mendoj që këto portale, këta individë apo kushdo qofshin këta duhet të kuptojnë një gjë, ose duhet të ndahen përfundimisht nga urrejtja, sepse urrejtja mund t’jua ketë veshur sytë dhe neveria, dhe ndoshta ka një farë të drejte, por kjo nuk do të thotë që duhet tu heqësh të drejtën njerëzve për të qenë objektiv, sepse unë mendoj që njerëzit duhet të jenë objektiv. Janë në diskutim dhe ne do të arrijmë në një përfundim.”, – u shpreh numri një i LSI.
Më tej ajo sqaroi edhe qëndrimin e saj ndaj Veliajt, qëndrim ky mjaft i komentuar në media.
Kryemadhi u shpreh:
“Është një ndryshim konteksti i fjalisë sime. Mua nuk më vjen çudi, sepse së pari personazhet në fjalë që qenkan indinjuar nga fjalia ime, kanë marrë vetëm pjesën e parë dhe jo pjesën tjetër të fjalisë. Pavarësisht nga kjo, unë i qëndroj përsëri fjalëve të mia, sepse jam koherente në ato që them, sepse duhet të kemi parasysh që asnjëri nga ne nuk e mohon dot që shkollat dhe çerdhet e Tiranës janë lyer, janë rregulluar, por nuk është ndërtuar asnjë shkollë e re në Tiranë. Asnjëri nga ne nuk e mohon që rrugët e Tiranës lahen e pastrohen, por nuk do të thotë që lahet dhe pastrohet edhe periferia e Tiranës, apo komunat e kështu me radhë. Ka një problem në atë që dua të theksoj që më vjen shumë çudi që këta kritizerët ndihen të indinjuar për shkakun a po bën Monika diversion apo është Monika me Erion Veliaj. Le ta lexojnë si të duan. Unë di të them vetëm që Erion Veliaj është një kryetar bashkie që përfaqëson Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, përfaqëson Rilindjen, por nga ana tjetër një mandat i dytë i Erion Veliajt do ta rrezikonte jashtëzakonisht shumë pozicionin e Ramës në krye të Partisë Socialiste. Nëse këto lloj njerëzish nuk e kuptojnë mua nuk më çudit fare, sepse ose këta bëhen pjesë e propagandës së Lali Erit. Pra, një gjysmë fjalie që thotë Monika Kryemadhi që: Po Erion Veliaj nuk ka punuar. Po mo ka punuar Erion Veliaj, nuk mund ta mohojmë këtë gjë sepse duhet të jemi objektivë, por në 100 për qind të premtimeve që ka dhënë, ai ka mbajtur 10 apo 20 për qind. Unë po jua them prapë, Erion Veliaj ka punuar, por edhe nuk ka mbajtur premtimet e veta, që nga kullat, që nga shkollat, çerdhet e reja etj. Ose nga ana tjetër bëjnë punën e Edi Ramës për të filluar gjuetinë e shtrigave brenda partisë së vet dhe për t’i hapur korridoret e kandidimit të kandidatëve të tjerë brenda Partisë Socialiste sepse duke qenë mandati i dytë i Erion Veliaj-t, i rrezikon ‘Kryetarllëkun” Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, atëherë atij i intereson kjo gjë.”
(B.B/ Faxweb.al)