I ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun” në Fax News deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu u shpreh se Partia Demokratike dhe opozita është në mbështetje të banorëve të Unazës së Re dhe do të vazhdojë të jetë derin në Fund.
Madje deputeti i PD-së e konsideroi këtë si një betejë të fituar, pasi në një sistem demokratik në përballjen me forcën e qytetarëve, është pushteti ai që humbet.
I pyetur nëse kishte opozita apo Partia Demokratike ndonjë plan B për situatën nëse qeveria nuk ndryshon qëndrim, deputeti demokrat u shpreh se kjo u përket atyre banorëve që kanë dalë dhe po protestojnë pandërprerë për 30 ditë.
“Këtë do ta vendosin ato banorë fisnikë që po vazhdojnë protestën e ture prej 30 ditësh, opozita është në mbështetje të tyre”, u shpreh ai.
Balliu kishte dhe një ftesë për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.
“Le të vijë vetë t’i takojë banorët e Unazës së Re, pse nuk vjen? Unë jam unë gati t’ja organizoj takimin, vetëm të zgjidhë problemin e qytetarëve”, u shpreh deputeti i PD-së.
Gjithashtu ai bëri dhe një paralajmërim të qartë se nëse Rama dhe Veliaj vendosin të çojnë fadromat për të prishur banesat e atyre banorëve, deputetët e Partisë Demokratike do jenë në vijën e parë së bashku me qytetarët.
“Ditën që do sjellë fadromat do jenë rrjesht deputetët e Partisë Demokratike, mbi ligjin dhe kushtetutën nuk mund të jenë as Veliaj dhe as Rama, ne do jemi në vijën e parë”, theksoi ai. (B.H/Faxweb)