MEPJ ka reaguar pas vrasjes së 63 vjeçarit shqiptar Petrit Zilfe pak ditë me parë në zonën e Korfuzit në Greqi, ku është arrestuar një banor grek 44-vjeçar, i cili thuhet se është anëtar i Partisë ekstremiste të Agimit të Artë.
Në përgjigje të interesit të medias në lidhje me këtë ngjarje, MEPJ reagon duke bërë thirrje për një hetim të plotë në funksion të zbradhjes tërësore të rrethanave të ngjarjes.
“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë është njoftuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Atikës, mbi vrasjen e shtetasit shqiptar Petrit Zifle, i lindur më 03.07.1955 në Shqipëri, banues në qytetin e Beratit dhe së fundmi me banim në Sparteron Korfuz. MEPJ shpreh keqardhjen për humbjen e jetës së shtetasit Petrit Zifle, përshëndet kapjen e autorit nga policia greke dhe bën thirrje për një hetim të plotë në funksion të zbradhjes tërësore të rrethanave të ngjarjes”.
(M.Q/Faxweb.al)