Audicionet për edicionin e tretë të “The Voice kids” kanë nisur, por Eneda Tarifa ka dhënë lajmin se nuk do të jetë më pjesë e jurisë.
Këngëtarja, përmes një njoftimi në profilin e saj në Instagram ka ndarë lajmin se, për shkak të angazhimeve profesionale, do të largohet nga grupi i trajnerëve.
“Miqtë e mi, ju informoj me shumë dashuri se për shkak të impenjimeve personale, plane dhe projekte televizive tepër të rëndësishme për mua, nuk mundet që këtë vit te jem pjesë e jurise së Voice Kids 3.
I uroj suksese miqve të mi në sezonin e ri, Aleksander Gjoka, Miriam Cani, Renis Gjoka dhe vecanërisht Ledion Liço për këtë bashkëpunim mbreslënës. Suksese të gjithë fëmijëve. Le të fitojë më i miri”, shkruan Eneda duke lënë kështu të kuptohet se tre anëtarët e tjerë të sezonit të kaluar, Aleksandër dhe Renis Gjoka dhe Miriam Cani do të vijojnë të jenë pjesë e jurisë së këtij formati.
(E.K/FAXWEB.AL)