Është zhvilluar sot seanca e radhës gjyqësore për padinë për shpifje që kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka ngritur në drejtim të kreut të PD-së Lulzim Basha.
Gjyqtari i çështjes Gerdi Hoxha ka pyetur avokatët e Bashës se nga kush iu ka ardhur informacioni për përfshirjen e Taulant Ballës në çështjen e trafikut të toyota juris me para?
Gazmend Bardhi, avokati i kreut të PD-së është shprehur: Basha nuk e tregon burimin. Informacioni ishte i saktë, u provua. Këtë gjë e pranon dhe Balla në kallëzimin e tij se Basha është informuar nga burim i besueshëm pjesë e hetimit.
Balla është shprehur pas seancës: Kështu siç thotë Basha i bie që e kam informuar unë, se kallëzimin une e kam bere pas deklaratave te tij. Kërkoj dënimin e tijk pasi ai është shpifës.
Seanca e radhës do të mbahet më 18 dhjetor.
Kujtojmë që kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzoi Tauant Ballën gjatë një seance së Kuvendit në qershor të këtij viti se do t’i mbërrinin miliona euro në Toyota Yaris, si para droge të trafikuara prej tij.
Balla, ishte duke qeshur, teksa Basha fliste për negociatat, ndërsa përgjigja e Bashës ka qenë: “Qesh ti qesh, zgërdhiu! Ai që po zgërdhihet më shumë ka qenë para tri ditëve në Shqipëri.
Ai zgërdhitësi ka marrë “Toyta Yaris”-in. Por t’u zbulua Toyota”, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda. Sepse zgërdhitësi thoshte s’kemi probleme, s’kemi drogë, reformat po ecin, krimi po luftohet, ekonomia po ecën, ku në fakt e vërteta është ajo që di çdo shqiptar e nuk ka nevojë ta thotë opozita.”, akuzoi Basha.
Ndërsa vetëm pak ditë më pas në Portin e Durrësit u kap ekzaktësisht një makinë Toyota Yaris me 3 milionë euro të paketuara në brendësi të saj. Për këtë çështje janë arrestuar 4 persona, nërsa janë shpallur në kërkim 2 të tjerë si porositës të shumave të parave.
(E.K/FAXWEB.AL)