Ditën e sotme banorët e zonës së Shkozës, Bregut të Lumit, dhe zonës së Astirit do të protestojnë në mbrojtje të shtëpive të tyre, pasi do të shemben në kuadër të zbatimit të projektit për ndërtimin e Unazës së Re.
Në orën 15.00 banorët tek Bregu i Lumit janë në protestë për mungesën e dëmshpërblimeve nga ndërtimi i Blvd të Ri.
Në oren 16.00 në Shkozë do të ketë protestë për mbrojtjen e shtëpive nga fadromat, të cilat do të shembin banesat në kuadër të ndërtimit të Unazës së Re.
Në orën 17.00 tek Unaza e Re, banorët e Astirit do të kenë proteste kundër shembjes së shtëpive.
Bëhet e ditur se deputetët e PD-së do të jenë në mbështetje të banorëve.