Banorët e Shkozës kanë nisur sërish protestën e tyre pasditen e sotme për të mbrojtur banesat e tyre. Ata kanë thënë se janë të terrorizuar nga shteti dhe madje edhe fëmijët e tyre dhe të moshuarit janë nën terror pikërisht për shkak të kësaj që po ndodh.
Njëri nga banorët tha se të paktën dukët të ishin lajmëruar 6 muaj më parë se do t’u prishen shtëpitë. Ai tha se është djersa e 24 viteve e investuar në atë shtëpi që shteti kërkon t’ja prishë.
“Dy vjet në Amerika kam punuar për atë shtëpi, janë 24 vjet djersë, kam shitur shtëpi në fshat, dyqan, për të blerë atë shtëpi”, u shpreh ai.
Ndërkohë një zonjë u shpreh se kjo që po ndodh është thjeshtë një terror i ushtruar nga një kriminel.
“Terror, terror, terror. Jemi ngrit ashtu si kemi qenë me rrobat e gjumit, është turp, por turpi është i Edi Ramës është një kriminel. Unë jam e papunë, ku të shkoj po të më shembin shtëpinë”, u shpreh ajo.
Një tjetër protestuese tha se nuk e priste që shteti të sjellë fadromat në 5 të mëngjesit duke I detyruar të dalin me rroba nate për të mbrojtur banesat. Qytetarja tha se kishte para dhe policë duke qarë.
“Kam parë policë duke qarë, më shkoi mendja t’i qëlloj kur dolëm, por kur pashë tre policë që qanin duke na parë neve, ndalni thashë. Ama ishte dhe njëri që qeshte, fytyrën e tij nuk e harroj, turp të ketë”, u shpreh qytetarja.
Në protestë ndodhën edhe deputetë të PD-së në mbështetje të banorëve. Kujtojmë që në orën 17 do të nisë edhe protesta tek Unaza e Re. (B.H/Faxweb)