15:04 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama flet për Serbinë krah homologut kroat: Ja pse flasin për ‘Shqipërinë e Madhe’, akuzat i kuptoj edhe kroatisht

19:58 | 04/12/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama flet për Serbinë krah homologut kroat: Ja pse flasin për ‘Shqipërinë e Madhe’, akuzat i kuptoj edhe kroatisht

Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim në Kroaci me homologun e tij kroat Andrej Plenkoviç. Në konferencën e përbashkët për mediat Rama ka falenderuar Kroacinë për mbështetjen që po i jep Shqipërisë në rrugën e bashkimit europian.

Të dy përfaqësusesit e dy shteteve ballkanike kanë vlerësuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, madje kryeministri Rama u shpreh se në finale e kupës së Botës “të gjithë shqiptarët ishin me Kroacinë dhe jo me Francën”.

Plenkoviç se Kroacia mbështet dhe është për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

“Ishte një pyetje aktive dhe çdo herë kur takohemi me Ramën kjo pyetje është e para. Sa i përket qëndrimit të Kroacisë e kam theksuar se Kroacia është për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Pas zgjedhjeve everopiane, Shqipëria dhe Maqedonia do fillojnë negociatat”, tha kryeministri kroat.

Në konferencë u fol edhe për situatën e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pas një pyetjeje nga gazetarët.

Rama duke iu rikthyer taksës, u shpreh sërish se është një veprim jo normal, por edhe situata është anormale. “Është një klithmë që duhet dëgjuar”, u shpreh kryeministri shqiptar.

“Fatkeqësisht unë nuk di kroatisht, por akuzat e Beogradit i kuptova në kroatisht. Dua të them që Beogradi dhe Serbia e kanë shkelur në mënyrë të vazhduar marrëveshjen, Kosova është ankuar dhe nuk ka pasur asnjë reagim për të adresuar shkeljet. Vendosja e taksës është anormale, por edhe situata është anormale, është një klirthmë që duhet dëgjuar”, u shpreh Rama.

“Kosova po jeton në një paradoks. Sot janë të vetmit qytetarë të dorës së dytë të Europës. Për sa i përket ‘Shqipërisë së Madhe’ në Beograd, del në sipërfaqe sa herë që shqiptarët kërkojnë të drejtat e tyre, del në sipërfaqe sa herë Shqipëria mbështet Kosovën”, shtoi ai.

Nga ana tjetër Plenkoviç kërkoi normalizim të situatës mes dy vendeve. (B.H/Faxweb)

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: Rama-Plenkoviç
Pas

Rama flet për bashkëpunimin me Kroacinë, ja fushat ku do të fokusohemi

Para

Nuk ndalet Veliaj pasi i quajti protestuesit “shpellarë”, ja me kë i krahasoi ata sot

Para
Zjarret në çerdhe, reagon Veliaj: Mos e dhëntë zoti të ketë dorë…

Nuk ndalet Veliaj pasi i quajti protestuesit "shpellarë", ja me kë i krahasoi ata sot

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas kërkesës së Ramës, pezull zbatimi i aksionit për lirimin e hapësirave në Durrës

Gjykata e Bosnjës heq masën e paraburgimit për liderët e Republikës Sërpska

Vlorë/I vuri zjarrin banesës së hallës për motive të dobëta, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 24-vjeçari Enxo Kalemi

Kukës/ Tentuan të sillnin në Shqipëri makinat e vjedhura në Rusi e Norvegji, përfundojnë në pranga i riu shqiptar dhe një polak

65-vjeçari i vë flakën qëllimisht banesës në Tiranë, lëndohet bashkëshortja

Vriten 40 palestinezë, Izraeli vijon bombardimet në Gazë teksa Trump e Netanyahu bisedojnë për armëpushim

Shoferi i droguar përplas automjetin e policisë në Tiranë, dy efektivë përfundojnë në spital

Theu masën e “Arrestit në shtëpi” dhe tentoi të përdhunojë fqinjën, shpallet në kërkim 55-vjeçari në Elbasan

Shiste kokainë në dyqanin e tij, arrestohet 38-vjeçari në Berat

A do të ketë ndryshime në postet drejtuese të PD-së dhe çfarë funksion do të mbajë Salianji pas daljes nga burgu? Ja si përgjigjet Sali Berisha

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.