14:19 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vettingu rikthen deputetët e opozitës në Kuvend, ‘Venecia’ përgjigje me 14 dhjetor

13:28 | 05/12/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vettingu rikthen deputetët e opozitës në Kuvend, ‘Venecia’ përgjigje me 14 dhjetor

Mbledhja e Këshillit të Legjislacionit për vetingun në politikë ka “detyruar” deputetët e opozitës të rikthehen në parlament.

Në mbledhjen e këtij këshilli folën ekspertët e dy palëve, ndërsa kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi deklaroi se për këtë çështje Komisioni i Venecias do të kthente përgjigje zyrtare në 14 dhjetor, ndërsa paraprakisht u tha se ky komision mund të ketë hedhur poshtë idenë e ndërhyrjes në Kushtetutë, veçse rregullimet në ligj.

Eksperti i PS, Artur Metani gjatë fjalës së tij u shpreh se ka paqartësi se cila do jetë struktura që do bëjë procesin e vetingut. Ai tha se projektligji nuk është në përputhje me konventën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

“Në gjykimin tonë, projektligji i propozuar, paraqet:
1-mangësi në drejtim të parashikimit në nivel kushtetues të mënyrës së zbatimit të procesit të garantimit të integritetit të funksionarit publik;
2-kufizim të të drejtave themelore të subjekteve mbi të cilët parashikon të shtrijë efektet, pa respektuar parimin e proporcionalitetit;
3-mundësi për dublim në mënyrë të papërshtatshme dhe pengim të zbatimittë dispozitave që rregullojnë funksionimin e gjykatave të posaçme, Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, ILDKPKI-së, të institucioneve përgjegjëse që merren me procesin e dekriminalizimit.”, tha Metani.

Ndërkohë, Gazmend Bardhi, eksperti i PD-s tha se: “Masa e propozuar është e nevojshme dhe legjitime meqë Shqipëria aplikon sistemin zgjedhor te zgjedhjes se kandidateve për deputete me lista të mbyllura. Qëllimi i kufizimeve ka për qëllim mbrojtjen e institucioneve nga ndikimi i krimit të organizuar. Amendamendi kushtetues nuk parashikon organin që do bëjë verifikimin. Nënkuptohet se do ketë një organ ekzistues kushtetues. Organi që do bëjë verifikimin do caktohet me ligj. Jo çdo kontakt mund te konsiderohet i paligjshëm. Prandaj do te jetë ligji që do hartohet nëse miratohen ndryshimet, qe do te përcaktojnë se cila do konsiderohen kontakte te papërshtatshme”.

Në Venecia për draftin e vettingut do shkojnë nga PS: Ulsi Manja, Vasilika Hysi, Klotilda Ferhati dhe nga opozita: Oerd Bylykbashi, Enkeled Alibeaj, Silva Caka. (B.H/Faxweb)

Etiketa: Vettingu rikthen deputetët e opozitës në Kuvend
Pas

Studentët kërkojnë heqjen e tarifës, Nikolla ua “kalon topin” universiteteve

Para

Studentët i përgjigjen Nikollës: What the fuck!

Para
Studentët i përgjigjen Nikollës: What the fuck!

Studentët i përgjigjen Nikollës: What the fuck!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbyllet në Fier turi çiklistik i Shqipërisë, shpallen fituesit e garës tradicionale

Ministri i jashtëm turk në Ukrainë: Moska dhe Kievi duan armëpushim, po negociojmë

Italia dhe Kazakistani nënshkruajnë marrëveshje prej 4 miliardë eurosh

Serie A “pushton” Shqipëri-Serbi, plotë 12 futbollistë nga kampionati italian zbresin në Tiranë

Moska e akuzoi për “thikë pas shpine”, Vuçiç: Do të hetojmë si përfunduan armët serbe në Ukrainë

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Macron kërkon qëndrim kolektiv kundër Izraelit: Njohja e shtetit palestinez, detyrim moral dhe politik

Dyshohet se i ofroi informacione sekrete një qeverie të huaj, përfundon në pranga punonjësi i Pentagonit

Ankesat e PD mbajnë ‘peng’ shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve! ‘Provat’ në KAS, lajmet e portaleve dhe denoncimet e saj

AKU mbyll kopshtin e Gramshit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.