Ndërkohë që më herët u raportua se Komisioni i Venecias mund të ketë hedhur poshtë idenë e ndërhyrjes në Kushtetutë, vecse rregullimit me ligj për Vettingun në Politikë, për kryetarin e grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, komisioni ka konfirmuar Vettingun e politikanëve.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Vasili shprehet: “Komisioni i Venecias konfirmon qarte e zeza mbi te bardhe qe krimi ka pushtuar shtetin dhe ka bere qe qytetaret te humbasin besimin te institucionet dhe nevoja per veting te politikes eshte plotesisht legjitime.”
Më tej ai vijon: “Megjithate per te mos u lene shkas perkthyesve bajate te qeverise nga shqipja ne shqip,qe te dhtremberojne te vertetat, po ju sjell ç’thone ekspertet e Venecias ne ligjerate te drejte:
“Nga takimet (shkëmbimet e mendimeve) e ndryshme që patën Raportuesit gjatë vizitës në Shqipëri, duket qartë se ekziston vërtet një problem i kontakteve të papërshtatshme midis politikanëve dhe elemente kriminale”.”
Në vijim ai shkruan: “Ekspertët e Komisionit të Venecias shprehen se “Çështja e kontakteve të ngushta të anëtarëve të parlamentit, këshillit bashkiak ose zyrtarët qeveritare, me krimin e organizuar, janë një problem në Shqipëri. Siç tregojnë edhe rezultatet e para të procedurës së vettingut të gjyqësorit, ndërlidhja e institucioneve shtetërore dhe krimi i organizuar duket të jetë shumë i lartë. Kjo pengon besimin në institucionet e shtetit dhe delegjitimon funksionimin e tyre. Nëse krimi i organizuar është duke qeverisur institucionet shtetërore ose të paktën ka një ndikim në punën e tyre, parimet e shtetit ligjor nuk mund të zbatohen në praktikë. Në një shtet të qeverisur ose të ndikuar nga krimi i organizuar, parimet e dinjitetit, barazisë apo ligjshmërisë, janë lënë mënjanë”.
“skualifikimi që anulon një mandat zgjedhor nuk duhet të konsiderohet si kufizim i demokracisë, por si një mjet për ta ruajtur atë”.”
Kujtojmë se sot mbledhja e Këshillit të Legjislacionit për vetingun në politikë ka “detyruar” deputetët e opozitës të rikthehen në parlament.
Në mbledhjen e këtij këshilli folën ekspertët e dy palëve, ndërsa kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi deklaroi se për këtë çështje Komisioni i Venecias do të kthente përgjigje zyrtare në 14 dhjetor, ndërsa paraprakisht u tha se ky komision mund të ketë hedhur poshtë idenë e ndërhyrjes në Kushtetutë, veçse rregullimet në ligj.
(B.B/ Faxweb.al)