Aktori i njohur Neritan Liçaj, ka reaguar pas protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit, të cilët bënë Ministrinë dhe qeverinë, që vetëm me dy ditë protestë të tërhiqeshin nga vendimet e tyre.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Liçaj shprehet se edhe në protestat e dhjetorit të 90′-ës, protestat nisën me kërkesa ekonomike, dhe pastaj shembën diktaturën e frikshme.
“Mos harro citjanoshallvare…dhe ne dhjetor 90 studentet nisen me kerkesa ekonomike dhe pastaj shemben nje diktature te frikshme jo kete diktatorucen tende te rraskapitur.”, – shkruan ai.
Më tej ai e paralajmëron Ramën dhe i i bën thirrje tu kërkojë falje studentëve, pasi ata nuk falin.
“Mos harro citjanoshallvare…dhe ne dhjetor 90 studentet nisen me kerkesa ekonomike dhe pastaj shemben nje diktature te frikshme jo kete diktatorucen tende te rraskapitur…po ti atehere nuk kishe fundeshpine te dilje kunder diktatures…prandaj kujdes plak…se ujet e gamiles tende u sos…batute nga filmi”Udha e shkronjave”…sepse kjo udha e shkronjave univeraitare te dijes ty te fshin nga faqa e dheut…prandaj…KUJDES PLAK!
Kerkoju te falur me ze e figure studenteve qe fyeve sepse ata sta falin dhe ke te besh me djem e vajza qe dinjitetin e tyre nuk mund ta lene tua neperkembe jo ti,por askush ne bote.”, – shkruan ai.
(B.B/ Faxweb.al)