Protesta e studenteve ka elektrizuar dhjetorin, muajin e festave dhe jo vetëm. Mijëra studentë po protestojnë në ditën e 4 të për kushte më të mira në auditore dhe konvikte, por dhe cilësi në mësimdhënie.
Ndërsa dje pati zëra se protesta do bënte 3 ditë pauzë për shkak të festave të fundjavës, studentët këmbëngulën: Nesër këtu!
Pas videove hit në rrjet ku një grua shpërndante ushqim dhe shoferët e urbanëve (më së shumti të penalizuar nga trafiku i rënduar) takonin duart me studentët, qyteti i Tiranës dhe banorët e saj nuk heshtin. Shumë prej tyre kanë ofruar banesën dhe tavolinën e tyre për studentët e rretheve të cilët janë të detyruar të largohen për tek familjet e tyre.
“Për të gjithë studentët e rretheve ofroj shtëpinë timë për tu ushqyer dhe fjetur” janë mesazhet që mbërrijnë në faqet më të ndjekura në rrjet.
Qyteti është me ju!
Discussion about this post