Protesta e studentëve duket se po kthehet gjithnjë e më shumë në një luftë klanesh brenda PS-së se sa një protestë për të drejtat reale të studentëve.
Ditën e djeshme ka pasur zëra se në krye të protestës qëndojnë njerëzit e Erion Veliajt, dhe kjo po vërtetohet edhe nga ajo që ka ndodhur sot në shesh.
Një nga personat që është në protestë dhe doli kundër pranimit të banorëve të Unazës re është Luis Kasneci, një pjesëtar i ‘kolonave’ të Erion Veliajt.
Pretendimet e Kasnecit ishin se protesta nuk duhej te ishte politike dhe banorët e Astirit i përkasin PD-së.
Pavarësisht insistimit të banorëve, me mbështetjen e policisë ky student dhe miqtë e tij ja dolën që banorët e Astirit t’i përjashtonin nga protesta.
Tjetri është Glindxhet Madhi, i cili kandidon edhe për kreun e FRESH të Tiranës pohon se kanë marrë aprovimin e ‘të madhit’ për të qenë në protestë: ‘Edhe ne të Lali Erit do jemi të gjithë aty po mos fol me njeri’, thuhet në mesazhet e dërguar nga Madhi.
Në foton poshtë keni Glindxhet Madhin me përfaqësues të lartë në PS:
(E.K/FAXWEB.AL)
Turp per keta studente. Jane aty per te drejten e perbashket e jo per percarje. Turp edhe per ata qe I ndoqen pas keta persona dhe larguan banoret nga kjo proteste. Ndoshta kauza eshte e ndryshme, por te gjithe luftojne per te drejten e tyre. Shpresoj qe ky gabim te rregullohet dhe shqiptaret te bashkohen per te sjell ndryshimin qe te gjithe deshirojne.