Protesta e studentëve po vijon në ditën e gjashtë të saj, ndërsa është refuzuar ftesa e kryeministrit Rama për të pasur dialog me ta në Facebook.
Së fundi ka një mesazh që po bëhet viral në rrjetet sociale, bëhet fjalë për interesimin e Endri Fugës sesi po shkon protesta e studentëve në një grup me kryetarët e FRESSHIT.
I sapozgjedhuri kryetar i FRESSH në Tiranë Glindxhet Madhi është një prej studentëve që të shtunën që lamë pas përzuri banorët e Astirit nga protesta përpara Ministrisë së Arsimit.
Madhi është cilësuar si një prej personave që synon që të përçajë studentët, sa kohë që vetë ai është kreu i një forumi partiak, dhe nuk lejon pjesëmarrjen e grupeve të tjera në protestë.
Nuk dihet se kush është personi që ka shpërndarë mesazhin e Fugës, pot ë gjithë emrat që janë pjesë e chatit me një kërkim të thjeshtë rezultojnë që të jenë pjesë e strukturave drejtuese të forumit rinor të PS-së.
Protesta e studentëve do të vijojë sërish sot përpara Ministrisë së Arsimit në orën 10:00, ndërsa grumbullimi do të nisë nga të gjitha fakultetet e Tiranës.
Nesër pritet që protesta të marrë përmasa edhe më masive për shkak të ardhjes në kryeqytet dhe të studentëve në rrethe.
(E.K/FAXWEB.AL)