Kryeministri Rama duke u kthyer përgjigje studentëve për kërkesat e tyre, është ndalur gjatë edhe në tema dhe probleme të tjera.
Ndër të tjera ai foli edhe për kompaninë ajrore ‘Air Albania’ e cila pritej të niste punë në dhjetor. Rama tha se ajo nuk është zhdukur siç është thënë por është në proces për t’u pajisur me dokumentacionin e duhur.
Kryeministri Edi Rama ka folur nga komunikimi me Facebook me studentët edhe për kompaninë e parë ajrore shqiptare.
“Air Albania nuk ka ikur është në procesin e marrjes së një sërë licensash që e bëjnë pjesë e netëork-ut si kompani flamuri. E di që shumë gjëra nuk bëhen siç i prisni ju shpejt. Unë i dua shumë më shpejt se ju, por ca të bëj dhe mërzitem kur ndodh dicka”, u shpreh Rama. (B.H/Faxweb)