Fermerët në Vaun e Dejës po protestojnë për çmimin e naftës dhe për shitjen e produkteve bujqësore. Të veshur me jelekë të verdhë, frymëzuar nga protestuesit në Francë të cilët kërkuan uljen e çmimit të naftës, fermerët e Vaut të Dejës kanë bllokuar rrugën.
Ato gjithashtu kanë kërkuar dhe një treg për shitjen e produketeve bujqësore. Me parrullat “Edi Rama o legen prite, Shkodrën se po vjen”, “Qeveri hajdute”, “Poshtë Edi Rama”, “Poshtë Edi Rama”,”Ulni çmimin e naftës”, fermerët kërkojnë uljen e çmimin të naftës.
Po ashtu në qytetin e Shkodrës një grup protestuesish, pa jelekë, po ashtu protestojnë për çmimin e naftës. Gjithashtu në protestë ka dhe familje të dëmtuara nga përmbytjet e vitit të kaluar, të cilët nuk janë dëmshpërblyer.
(M.Q/Faxweb.al)