Studentët ka mbyllur për sot ditën e 6 të protestës së tyre para ministrisë së Arsimit. Ato kanë paralajmëruar se nëse pritet të jetë një organizim më i madh dhe një protestë më gjithëpërfshirëse, ku parashikohet të ketë edhe gjimnazistë, ndërsa ende ka dilema nëse duhet të mblidhen para godinës së MAS apo Kryeministrisë.
Studentët u shprehen se deri në orën 16:00, do të jenë para godinës së Ministrisë së Arsimit, por nëse qeveria nuk nxjerr një VKM për plotësimin e kërkesave të tyre, më pas do ta kalojnë protestën para kryeministrisë.
“Ne e kemi me ministren e Arsimit. Nesër do vinë gjithë studentët, jemi shumë pak për të vendosur. Marshimi do jetë nga Politekniku, nesër në orën 10 do jemi këtu”, tha njëra nga studentet.
(M.Q/Faxweb.al)