Krytari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i pranishëm për të mbështetur banorët e Astirit në protestë, u shpreh se projekti për ndërtimin e “Unazës së Re” është një vepër penale për pastrimin e parave të pista.
Basha, për gazetarët në terren, akuzoi se kryeministri Rama dhe kreu i ARRSH-së Afrim Qendro, janë përftuesit kryesore të tenderit sipas tij korruptiv, që u është dhënë kompanive për rindërtimin e aksit te Unaza e Re.
Ai shtoi se përflitet një kapar prej 4 mln eurosh që i është dorëzuar Ramës përmes Afrim Qendros.
“Kjo që po ndodh është pasojë e degjenerimit total të qeverisjes, shqiptarët s’po e mbajnë më dot keqqeverisjen. 40% e shqiptarëve nuk ngrohin dot shtëpitë e tyre. Pensioni nuk mjafton as për të blerë bukë.
Për të mundësuar këtë vjedhje rekord 40 mln euro janë turrur mbi banorët, dhe po të mos ishte për qëndresën e banorëve dhe mbështetjen që i dha opozita e bashkuar, sot këto shtëpi do ishin shembur.
Nuk mjaftohen me vjedhje por do bëhet dhe për pastrim parash. Lëshojnë gojën me ofendime e kërcënime, duke i burgosur e joshur me të gjitha mënyrat. Megjithatë duhet ta zgjidhë drejtësia këtë punë, po as drejtësi s’ka. A i ka marrë në pyetje Prokuroria të akuzuarit?Përflitet një kapar prej 4 mln eurosh që i është dorëzuar Ramës përmes Afrim Qendros”, tha Basha.
Më tej Basha shtoi se Ramës i janë zënë sytë nga karrikja, dhe se kërkon që të përçajë çdo protestë, pasi kjo është alternative e vetme që i ka mbetur.
“Jemi këtu që të ndërtojmë një alternativë. Nuk është kjo punë ik ti, e të vij unë. Nuk jemi këtu për të kërkuar pushtet sepse ndryshe nga Edi Rama, unë mendoj se duhet të vijmë në pushtet përmes votës së lirë. Çdo ditë do të jemi krah tyre. Edi Ramës i janë zënë sytë nga karrikja. Karrikja tepsia dhe për këtë arsye sulmon me një gjuhë të vjetër bajate, asrtistët, studentëtëve duke u munduar që ti përçjaë. E vetmja gjë që i ka mbetur është se kërkon që të përçjae. Ai mendon se munë të kthjë protestën e studentëve në një instrument për të kapur universitetin. Ky sistem është i kapur nga njkë grusht oligarkë.
Unaza e Re është një aferë shumë e thëllë dhe hap pas hapi po zbulohen fakte tronditëse. Përtej vjedhjes me ndërtimin e Unazës, kupola e Rilindjes kanë në plan që të ndërtojnë pallate dhe të ndajnë parate.”-tha Basha.