Studentët e universiteteve publike kanë protestuar sot në të 6-ën ditë të tyre para Ministrisë së Arsimit, ku kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, si të drejta themelore.
Ata kërkojnë uljen e tarifës së studimit në 1/2 e vlerës, heqjen e tarifës shtesë për kredite, përmirësimin e kushteve të konvikteve etj..
Në mbyllje të protestës së tyre, ata kanë pastruar pjesën para Ministrisë së Arsimit, ndërsa i dhanë ultimatum Ramës që deri në orën 4 nëse nuk do të plotësojë të gjithë kërkesat, atëherë ata do të drejtohen për tek zyra e tij.
Në rrjetet sociale, studentët kanë publikuar edhe axhendën e plotë të tyre, ku spikat bllokimi i qarkullimit të automjeteve në të gjitha pikat kyçe në kryeqytet për një orë.
Për më shumë shihni axhentën e mëposhtme:
(B.B/ Faxweb.al)