Një grua 51-vjeçare është shpëtuar pasditen e sotme nga policia dhe qytetarët e Fierit, pasi po e merrte rrjedha e lumit.
Mësohet se shtetasja në fjalë është identifikuar si 51-vjeçar M.T.
Në njoftimin e policisë thuhet:
Në datën 11.12.2018, rreth orës 16:15, në vendin e quajtur “Çeligrad”, 2 punonjës policie konstatuan se në ujrat e lumit Seman, ishte duke u mbytur shtetasja M.T, 51 vjeçe, banuese në Fier.
Menjeherë punonjësit e policisë shkojnë në ndihmë të kësaj shtetaseje dhe në bashkëpunim me qytetarët bëjnë të mundur shpëtimin e saj.
Shtetasja M.T u dërgua me ambulancë në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
(B.B/ Faxweb.al)