Rektori i Universitetit të Gjirokastrës Bektash Mema është shprehur për ‘Fax Neës’se kërkesat e bëra nga studentët do merren parasysh dhe po planifikohet planifikohet një fond për ndërhyrjet në ngrohje, për bazen materiale e tekstet shkollore, dhe për një biblotekë. Ndërsa pyetjes për sa i përket mungesës së masterit të infermierisë në Gjirokastër, një problem i ngritur dhe nga studentët tek biseda me Ramën, ai është shprehur se është bërë drafti dhe i është dërguar Ministrisë së Arsimit që tashmë varet prej saj.
Megjithatë, në Gjirokastër studentët, ashtu se dhe më parë gjatë protestës së tyre, janë duke u përballur me presione.
Drejtues të konvikteve, pas publikimit në media të një lajmi se kryeministri Rama kishte dhënë urdhër për heqjen e tyre në çdo rreth, kanë ushtruar presion tek studentët për kushtet e konvikteve duke ju thënë që të dalin e të thonë se kushtet në konvikte janë opitimale.
Por nga pamjet e siguruara nga Fax News shihet se kushte janë skandaloze.
(B.H/Faxweb)