Specialistët e Seksionit kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim:
- Ervis Sinella 35 vjeç, banues në Kavajë.
Shtetasi i mësipërm është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës (vendim i lënë në fuqi nga Gjykata e Lartë) me 4 vite e 6 muaj burg për veprat penale ”Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” parashikuar në nenet 83 dhe 278/2 të Kodit Penal.
Shtetasi E.S. më datë 05.08.2009, në lagjen Nr.11, për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri shtetasin E.S.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
(E.K/FAXWEB.AL)